Në shtëpinë e Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme hynë edhe 7 banorë të rinj, 2 prej të cilëve trazuan menjëherë ujërat brenda shtëpisë.
Vetëm 5 minuta nga hyrja e tyre, Xumi (pjesë e banorëve VIP) debatoi ashpër me Gramosin (kandidat për të hyrë në shtëpi, si pjesë e njerëzve të zakonshëm).
Gjatë debatit, i cili ndodhi gjatë minutave të publicitetit, Xumi kaloi në fyerje të paprecedenta. Përmes gjesteve skandaloze, duke prekur organet gjenitale e duke folur me nënkuptime tejet fyese ka kërcënuar banorin e ri.
“S’mundesh të më fusësh mua kunja, sa ke hyrë!”, iu drejtua ai Xumi, Gramosit.
“Sa kam hyrë, dhe shife çfarë mund të bëj pas dy javësh”, i kthehet Gramosi.
“Të ma marrësh një herë. Damarin që kishte qejf, të ma tërbosh njëherë pastaj të ma qetësosh. Ja çfarë bën ti (prek organet gjenitale).
“Mos bëj gjeste se je para kamerave”, i thotë Gramosi.
“Po proteinën ma merr ti mua? Ma thith ti mua? Se yndyrën ma merrke, proteinën ma thith? Kam qejf ta jap të gjithë të ma pish (shoqëron me gjeste) . S’jam shoku yt o gjigant, kur ta kuptosh ti, do ta shikosh nga televizori. Si puna jote ne i çojmë për të blerë cigare”, shprehet Xumi përballë sikletit të banores së re Arsidës e cila i drejtohet “kjo ishte e tepërt”.