DASHI
Sot emocionet tuaja do të jenë më të forta. Do të përballeni me disa diskutime të cilat herë pas here mund të bëhen interesante. Parashikohet një ditë pozitive.
DEMI
Marrëdhëniet tuaja po shkojnë mirë nga ana profesionale, por jo dhe ajo emocionale. Do të kuptoni se ato nuk do t’ju përmbushin, ndryshe nga sa e kishit parashikuar.
BINJAKET
Përpiquni ti ushqeni ndjenjat tuaja që keni për një person, dhe të mos bëni kompromis për hir të të tjerëve. Një person kërkon prej disa kohësh t’ju tërheqë vëmendjen nga gjerët e vërteta.
GAFORRJA
Gjërat mund të shkojnë rrjedhshëm sa i përket dashurisë dhe romancës në pjesën e parë të ditës, por mund të ketë një keqkuptim gjatë pjesës së dytë. Ndoshta keni harruar ditëlindjen e një personi te dashur
LUANI
Është koha që të ngriheni në këmbë dhe të mbroni të drejtat tuaja. Nëse nuk e bëni ju, atëherë kush tjetër mund ta bëjë? Jeni një shenjë shumë e fortë, por edhe durimin e keni të gjatë.
VIRGJERESHA
Keni atë ndjesinë se vërtet duhet të uleni dhe të punoni për të përfunduar gjërat që keni lënë pezull. Jeni në ankth ndaj është më mirë për ju dhe shëndetin tuaj që të lodheni më shumë dhe ti mbyllni punët që ju janë besuar
PESHORJA
Keni qene shumë aktiv kohët e fundit, por ka ardhur koha të qetësoheni pak. Merrini gjërat më shtruar, në mënyrë që të fitoni sa më shumë energji të humbura.
AKREPI
Është dita e duhur për të bërë një udhëtim, për të qetësuar trurin dhe për të mos menduar për asgjë. Do të kuptoni se një gjë e tillë vetëm do t’ju mbushë me energji pozitive.
SHIGJETARI
Sot mund të jeni pak në ankth lidhur me rrugën që duhet të ndiqni për të mbërritur diku. Përpiquni të dëgjoni më shumë intuitën. Ndoshta do t’ju drejtojë për në vendin e duhur.
BRICJAPI
Ka të ngjarë që sot të jeni me fjalë shumë sesa zakonisht. Ndihuni i lirë për ti thënë gjërat siç janë, pa e vrarë mendjen se mund të keqkuptoheni. Të tjerët do t’ju dëgjojnë me vëmendje.
UJORI
Duket se dikush apo diçka po ju pengon që të arrini qëllimet tuaja ambicioze. Përpiquni ti shikoni me kujdes arsyet përpara se të dilni me një përfundim apo reagim.
PESHQIT
Jeni në ankth për të hyrë në veprim, veçanërisht kur behet fjalë për çështjet e zemrës. Bëni kujdes që të mos bëni veprime të nxituara. Është me rëndësi që në çdo moment të jeni afër me familjarët tuaj.