Rrjeti i strehimit bërthamor shihet si një pasuri në një kohë pasigurie globale, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zvicra do të rinovojë këto struktura për të përmirësuar sigurinë në raste specifike.

Qeveria zviceriane nisi konsultimet në tetor për të rinovuar rrjetin e strehimit bërthamor për të siguruar qëndrueshmërinë zvicerane në rast konflikti të armatosur dhe planifikon një përmirësim prej 250 milionë dollarësh të strukturave të vjetra.

Sipas mediave të huaja, falë një ligji të vitit 1963, Zvicra është tashmë përpara vendeve fqinje si Gjermania. Çdo banor i saj, në një popullsi prej 9 milionë njerëzish, përfshirë të huajt dhe refugjatët, garanton një vend në një bunker për t’u mbrojtur nga bombat dhe rrezatimi bërthamor.

“Në vitet e ardhshme, Konfederata Zvicerane do të heqë disa nga përjashtimet e rregullave aktuale dhe do të përditësojë disa nga strehimoret më të vjetra. Nuk do të thotë se po përgatitemi për një konflikt, ky nuk është mesazhi, por kemi një rrjet strehimoresh dhe duhet t’i mbajmë ata dhe t’u sigurojmë që të funksionojnë’, tha Louis-Henri Delarageaz, komandant i mbrojtjes civile për kantonin Vaud.

Zvicra ka qëndruar jashtë luftërave globale që nga momenti kur u bë neutrale në vitin 1815. Ajo u pushtua nga Franca në shekullin XVIII dhe pësoi disa bombardime ajrore gjatë Luftës së Dytë Botërore.