Si rrallëherë, Vittorio Sgarbi, ish deputeti dhe kritiku i madh i artit italian ka publikuar në rrjetet e tij sociale një foto me vazjën e tij shqiptare. Albën.
“Në duart e Albës, butësia e një bije, që mbush zemrën e një babai”, shkruan ai.
Alba ka qenë për shumë kohë një fëmijë që i ati i saj nuk pranonte ta njihte, ndonëse Vitorio Sgarrbi kishte pasur një aventurë sentimentale me nënën e saj, Kozetën, një këngëtare lirike shqipëtare.
Kozeta ishte e martuar me një tjetër Italian dhe për shumë kohë vajza mbante mbiemrin e tij. Vetëm pasi ai vdiq Kozeta hapi një gjyq për ti dhënë Albës, atësinë e babait të saj të vërtetë: Vitorio Sgarbi.
Natyrisht kritiku kontrovers i artit, i njohur në Itali për shumë peripeci të tilla, rrefuzoi fillimisht ta njihte atësinë dhe çështja shkoi në gjykatë.
Për avokatin e Sgarbit, Giampaolo Cicconi, ky rast ishte i ndryshë nga të tjerët sepse “vajza e kishte një baba”. Vetë Sgarbi tallej me këtë histori. Për të përditshmen Il Messaggero ai thoshte disa vite më parë : “Fëmijë kështu kam nja 40: 4 në San Severino, 8 në Salemi ku jam kryetar i komunës, por të gjithë të panjohur”. Ndërsa për vajzën athere13-vjeçare përcaktonte: “E njoh shumë mirë, në pamje të parë mund të duket ime bijë. Është simpatike. E ëma më telefonon herë pas here, ma sjell edhe ta shoh. Kur e takoj vajzën i them se mund të bëhet murgeshë e shkëlqyer, kështu trembet e nuk vjen të më takojë për një vit”.
Por në fund e ëma, Kozeta fitoi procesin, Vitorio Sgarbi filloi ti paguajë vajzës së tij 2200 euro pension dhe i dha mbiemrin e tij. Ata madje në vitin 2016 pozuan sëbashku edhe për revistën e përjavshme italiane “Chi”. Sgarbi ka treguar se ndihet i lumtur për tre fëmijët e tij (përveç Albës, kritiku i artit ka njohur ligjërisht edhe Carlo-n 28 vjeç dhe Evelinën, 16 vjeçe), duke manifestuar edhe krenari që ka një vajzë shqiptare.
“Kam goditur në shenjë. Fëmijët janë bërë shumë të mirë. Faleminderit nënave të tyre që janë treguar të zonjat. Alba, vajza ime e fundit nuk mund të ishte më e mirë. Është e mbarë, elegante, serioze dhe do të martohet vetëm në kishë, mundësisht shpejt. Dhe pastaj është shqiptare, populli që preferoj. i kam mbrojtur ngaherë shqiptarët nga shtypi i keq, gjithashtu edhe për këtë arsye kam një vajzë shqiptare”.