“Askush nuk qendron mbi ligjin, qoftë ai edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.” Ky ishte mesazhi që kryeprokurori special Blerim Isufaj dërgoi nga konferencën e punës përmbyllëse të vitit 2024 të institucionit që ai drejton, ndërsa i quajti denigruese sulmet ndaj drejtësisë.

Kryeprokurori special theksoj se institucioni qe ai drejton nuk punon ne menyre selektive, dhe pyetjes nese ai ka dicka personale, Isufaj iu pergjigj se nje metode e tille pune eshte e papranueshme.
Sipas kryeprokurorit Isuaj nuk ka asnje rast ne dijeni e tij kur te thirrurit nga prokuroria Speciale jane pyetur ne zyrat e qeverise, ndaj Kreu i ekzekutivit duhet te tregohet bashkepunues.

Vete Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk i eshte pergjigjur thirrjes se prokurorise special te Kosoves per tu pyetur lidhur me nje nje rast korrupsioni ku implikohen ministra te qeverise te tij, ka sulmuar ashper prokurorinë.

Kreu i qeverisë kosovare shkoi dhe me tej ne sulmin e paprecedente, teksa i quajti prokurorët e Kosovës, “kërmij”, dhe “lepuj”.

Kurti ka vendosur që të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale për t’u pyetur si dëshmitar. Ai përmendi Kryeprokurorin e prokurorisë speciale. Blerim Isufajn, i cili nuk pranohet për kryeprokuror nga Qeveria dhe Presidenca, megjithëse është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke e quajtur ate “regjisor te skenes kur Kurti hyn në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”.