Në nisje të protestës së opozitës janë bllokuar 6 akse rrugore në Tiranë. Mes rrugëve të bllokuara është edhe “Zogu i Zi”. Bllokimi i rrugës ka sjellë që shoferët të acarohen dhe të konfrontohen me protestuesit.
Ata u kanë kërkuar që të hapin rrugën ndërsa protestuesit kanë thirrur në kor “Rama ik, Rama ik”. Ndërkohë lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.