Të paktën në retorikën publike, socialistët nuk duken aspak të sfiduar nga kundërshtarët e tyre politikë, duke pranuar tashmë që përballë, nuk do të kenë vetëm opozitarët e vjetër, por edhe një front të ri, që e quajnë populist. Nga Kukësi, si drejtues politik i këtij qarku, Pandeli Majko e cilëson PS-në si partinë e stabilitetit.
‘Në 11 maj do të jetë një zgjedhje e jashtëzakonshme.nuk kemi përballë një bllok opozitar, por dy, njëri ai që ka qënë, I vjetri, dhe një tjetër që po vijnë më shumë anë sirenash dhe I ngjan një lëvizje populiste që janë shpërndarë kohët e fundit në Europë, dhe që dinë shumë mirë një gjë, tu thonë njërëzve atë që nuk u pëlqen. Pikërisht se kemi përballë këyre dy blloqëeve, jemi e vetmja alternativë që di cfarë do, kush ka qënë dhe ku do të shkojë. Alternativa e stabilitetit dhe ajo e destsbilitetit dhe paqartësisë’, thotë Majko.
E pranishmë në takimin me strukturat e PS-së në Kukës, ishte edhe Evis Kushi, sekretare e forumit të gruas, e cila sfidën e vetme të socialistëve sheh integrimin në Bashkimin Europian.
“Fitorja jonë në zgjedhjet e 2025 nuk është vetëm një fitore e PS, por është një detyrim, një përgjegjësi e madhe për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për të ecur përpara drejt integrimit në BE, pasi PS është e vetmja forcë politike që mund ta dërgojë vendin drejt BE-së”u shpreh ndër të tjera Kushi.
Kushi kërkoi angazhim e grave dhe vajzave për të rritur pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e 2025.