Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën, Universiteti do të ndihmojë qeverinë në fushat e konsulencës dhe ekspertizës për kërkime shkencore për nevoja të qeverisë në fusha të ndryshme.
Ministri Mazniku tha se ky bashkëpunim është I rëndësishëm në kuadër të aksesimit të fondeve të Bashkimit Europian ku do të duhen stafe të trajnuara dhe të afta për të thither fonde.
“Unë mendoj që kjo është një farë, një element I parë, një embrion I një bashkëpunimi që mund të bëhet tejmase I madh nëse secili prej nesh e sheh të plotë potencialin se ku ky bashkëpunim mund të shkojë. Ne duhet të bashkërendojhmë punën, të bëjmë ushtrime bashkërendimi sot në mënyrë të kemi mundësi të aksesojmë nga programet e BE një sasi që është shumë herë më e madhe se totali I financimeve që ka sot Shqipëria për gjithë bashkitë” – tha Ministri Mazniku
Rektori i UBT, Fatbardh Sollaku tha se tashmë është mundësia e të gjithë profesorëve të tregojnë veten për prjekte që më parë kryheshin vetëm nga kompani konsulence të huaja.
Ne duhet të demonstrojmë cfarë jemi dhe cfarë jemi të gatshëm të bëjmë. Topi është në fushën tonë. Unë e di shumë mirë që kjo marrëveshje mund t’I ofrohej kujtdo kompanie konsulence private në Shqipëri, që ne si staf jemi ankuar dhe ankohemi nëpër kafenetë tona, që pse ia dha atij apo asaj. E vlerësojmë shumë dhe jam shumë I sigurtë që në harkun kohor të 4-5 muajve ne do të kemi produktet e para. – pwrmbylli fjalwn e tij rektori Sallaku.
Marrëveshja e firmosur ka një kohëzgjatje një vjecare me mundësinë për t’u rinovuar në varësi të rezultateve.