Qeveria e Kosovës do të ndajë 100 euro shtesë për pensionistët dhe për të miturit nga 0 deri në 16 vjeç. Gjatë një konference për mediat kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati dhanë lajmin se do të ndajnë nga 100 euro përt fëmijët dhe pensionistët.
Ata u shprehën se nuk është vetëm dhuratë për fundvitin, por edhe si investim në mirëqenien e fëmijëve pa dallim dhe mbështetje edhe për pensionistët. Po ashtu u lajmërua se ndarja e parave do të nisi gjatë javës së ardhshme.
Kjo mbështetje, shënon herën e pestë brenda mandatit të Qeverisë Kurti për pensionistët.