Qeveria e re e Sirisë ka vendosur të shpallë Krishtlindjen si festë zyrtare, duke i dhënë administratës së re dy ditë pushim, më 25 dhe 26 Dhjetor.
Nën Asadin, të krishterët lejoheshin të festonin festat e tyre dhe të praktikonin ritualet e tyre, por si të gjithë sirianët u përballën me kufizime tiranike në lirinë e fjalës dhe veprimtarisë politike.
Në kontrollin e pjesës më të madhe të Sirisë tani është grupi rebel i armatosur islamik Hayat Tahrir Al-Sham, i udhëhequr nga Ahmad al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed Al Jolani, një njeri që kishte krijuar degën e Al Kaedës në Siri përpara se të riemëronte grupin e tij në 2016 .
Al-Sharaa ka pohuar se grupi i tij do të mbrojë pakicat dhe sektet fetare të Sirisë, por ende nuk ka bërë thirrje në mënyrë specifike për mbrojtjen e të krishterëve përpara festimeve të Krishtlindjeve. Qeveria e udhëhequr nga HTS tha se e mërkura (25 dhjetor) dhe e enjtja (26 dhjetor) do të jenë festë publike.
Banorët e kryeqytetit sirian Damask thanë se HTS nuk ka vendosur ndonjë kufizim për festimet apo lutjet këtë vit, por të krishterët ende kanë frikë se elementë të armatosur mashtrues jo-HTS mund t’i sulmojnë ata.
Vendimi vjen vetëm një ditë pasi në një qytet sirian me shumicë të krishterë, iu vu flaka bredhit të Vitit të Ri, çka solli protesta masive në vend nga komunitetet e krishtera që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.