Gjatë një deklaratë për mediat, Kryeministri Edi Rama u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj, është zgjedhur nga qytetarët për tre mandate radhazi dhe është protagonisti kryesor i transformimit të Tiranës, falë mbështetjes së qeverisë dhe Partisë Socialiste. Rama tha se ndaj tij ka vetëm thashetheme.

“Në kushtet kur kjo gjykatë dhe Prokurori alternative është relativizuar kaq shumë për të linçuar publikisht një udhëheqës të PS-së, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, votuar nga populli për tre mandate rresht, protagonistin e transformimit të qytetit me mbështetjen e qeverisë dhe PS-së, atëherë këtu jemi në kushtet ku ka shumë për të menduar dhe reflektuar. Nuk jemi në kushtet që është shpallur një akuzë publike, me gjithë argumentet përkatës, por jemi në kushtet ku ka fjalë, thashetheme, mesazhe pa emër. Jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash”, tha Rama.