Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke ndarë pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj.

Përpos videos së postuar në rrjetin e tij social, Facebook, kryesocialisti shkruan se po punohet me ritme të shpejta, ndërsa vë në dukje se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.