Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Shqipëria është vend kandidat për të mikrpritur forumin botëror ‘World Law Congress’. Rama u shpreh se zgjedhja e vendit tonë “është pjesë e nevojës për të pasur një infrastrukturë mikpritje të denjë, por lidhet edhe me çfarë vendim mikpritës përfaqëson”.
Ai theksoi se kandidimi i Shqipërisë lidhet me imazhin tërësisht të ri të vendit dhe vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje është bërë këtë dekadë në drejtim të shtetit të së drejtës.
“Do të jap një lajm të mirë. Shqipëri është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i World Law Congress, forum botëror me një reputacion të jashtëzakonshëm dhe prestigj të jashtëzakonshëm, ku zgjedhja e vendit mikpritës është jo thjesht pjesë e nevojës për të pasur një infrastrukturë mikpritje të denjë, por lidhet me çfarë vendi mikpritës përfaqëson për këtë forum, zgjedhja e Shqipërisë si një nga kandidatët për të marrë mikpritjen lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë dhe vlerësimi botërisht konsensual çka Shqipëria ka bërë në këtë dekadë. Jam shpresëplotë që ne nuk jemi vend kandidat, por do jemi vend mikpritës vitin e ardhshëm”, tha Rama.