Kryeministri Edi Rama thotë se humbjet në rrjetin energjitik janë reduktuar ndjeshëm.
Në konferencën me gazetarët, ai tha se këtë vit ka pasur një rritje prej 15.3 përqind të kapacitetit prodhues të vendit. Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se ka një rritje edhe të prodhimit të gjelbër.
“Humbjet në rrjet që i kemi gjetur në nivele katastrofike, janë në reduktim të vazhdueshëm. Jemi me një rritje këtë vit 15.3 përqind të kapacitetit energjitik të vendit. Pra, falë rritjes së investimeve në energji, kemi rritje me 15.3 përqind të kapaciteti prodhues të vendit. Kemi rritje me pesë fish të prodhimit të gjelbër të fotovoltaikët.”, u shpreh Rama.