Me uljen e temperaturave, janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të qarkut Shkodër.
Reshjet vazhdojnë me intensitet të ulët edhe këtë të shtunë në zonën e Vermoshit në Malësi të Madhe si dhe drejt Thethit.
Trashësia e borës është rreth 20 cm, ndërsa këshillohet që shoferët të lëvizin të pajisur me zinxhir.