Dy ish-banorët e BBV, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, të cilët nisën romancën brenda shtëpisë, prej muajsh përfliten për një ndarje.
Dyshja kanë fshirë fotot e përbashkëta me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndërsa ende ndiqen në Instagram. Teksa Romeo Veshaj raportohet se ka nisur një romancë të re, Heidi Baçi ka lënë të nënkuptohet se është single.
Ish-banorja, e cila u kthye nga Italia për të prezantuar Fun Club, u shpreh se festat do t’i kalojë me familjen e saj, duke lënë të nënkuptohet se s’ka nisur ende një lidhje dashurie pas fundit të marrëdhënies me aktorin.
“Festat, sidomos pas këtij viti, janë pushim dhe familjen. Do vijë mami, me babin dhe vëllain këtu”, tha ajo në Wake Up.
Heidi Baçi shtoi se: “Jam shumë e përqendruar tek puna që ti vendos prapë rëndësi statusit tim personal, në këtë moment të fus prapë fokusin tek gjërat personale. Po mundohem që edhe publikun dhe veten time ta përqendroj tek ana profesionale, tek vetja, si moderatore. Dua t’i vendos bazament këtij profesioni.”
E pyetur nga moderatorët: “Nuk mendon për dashurinë?”, Heidi Baçi iu përgjigj se: “Nuk dua të merrem fare me statusin tim personal.”