Ndërkohë që Parashqevi Simaku është kthyer në vëmendjen e mediave 3 ditët e fundit, për shkak të gjendjes në të cilën ajo ndodhej në Shtetet e Bashkuara, sot në emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha në Top Neës ka qenë e ftuar një prej vajzave që ka kënduar me këngëtaren e famshme.
Dorina Kraja ishte një prej vogëlusheve të korit të fëmijëve në këngën, me të cilën Parashqevi Simaku fitoi festivalin e 27-të të Këngës në RtSh, “E duam lumturinë”, me tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Pirro Çakos.
Dorina, e cila sot jeton në Itali, tregon eksperiencën e saj dhe natyrën e këngëtares së dashur për publikun Parashqevi Siamku.
“E njoha Parashqevinë përmes Agim Doçit dhe Piro Çakos. Ata na zgjodhën dhe e mbaj mend ngrohtësinë e asaj femre dhe dashurinë që kishte për këngën, pasionin, si na trajtonte ne. Para se të fitonte kënga, Parashqeva është futur dhe në bëri të këndonim, të kërcenim dhe thoshte se unë këndoj për ju, do e fitoni ju, na bënte ne më të rëndësishëm dhe jo veten. Ishte një nga gjërat më të bukura në jetën time. Dje kur shikoja çfarë po ndodh, kam qarë pa fund. Sepse nuk dija absolutist asgjë. Dija që kish kaluar një moment të vështirë, por kaq. I kam shkruar dikur në Facebook, por ajo se ka hapur kurrë atë mesazh. Ndoshta s’është fare facebook i saj”, u shpreh Dorina e emocionuar.