SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për rrëzimin tragjik të avionit të linjës ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan.
“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama. Në bordin e avionit ndodheshin 69 persona, të kombësive të ndryshme. Mediat e huaja raportojnë se 39 persona kanë humbur jetën.