Nga Klevis Bakillari/
Ka një ekzaltim, një vetëkënaqësim,një vetëzotësim, një bindje nga disa aktorë të rinj opozitar në Shqipëri se jetëgjatësisë politike të Atij të gjatit pra, i ka ardhur fundi. Sikur të bindeshin edhe se pa mundur Saliun, nuk mund ta mundin Edin, kurrë, kjo do të ishte çliruese, frymëzuese. Kjo do të ishte vërtetë bindje demokratike.Spektakolare.Këtu do të mund të fillonte apokalipsi politik!
Nëse e majta ekstreme instaloi në Shqipëri një diktaturë 50 vjeçare me emrin ‘Republika Popullore …’, tendencat e fundit janë për një ‘Republikë Populiste …’. Dhe thelbi i shtetit populist dhe burimi i korrupsionit institucional, është Slogani : ‘asgjë me ligj, çdo gjë me votë’.
Tundja e flamujve të populizmit mbi një masë të caktuar popullore që ka marrëdhënie konfliktuale me respektimin e ligjit, është hileqare. Anarkiste,zhurmuese, viktimizuese,devijuese nga rruga drejt anëtarësimit në BE, është edhe orientimi çorientues i qytetarit të këtij kallëpi se vota e tij do të na bëhet ‘ligj’. Janë përpjekje për të mbushur hambar votash për një kastë politikanësh që pas 11 Majit, do të ‘hanë bar’. Ky nuk është modeli që ofron zgjidhje, por që pret zgjidhje prej populizmit.
Modeli ri duhet i ftilluar, paqësor ,me përqasje demokratike! Ky model është thurur në pak fraksione të opozitës,dhe tregon se shpresë ka.
Shkarravina opozitareste 2025,na dikton një silogjizëm të thjeshtë prej të cilit s’ka shteg që mund të shtegëtosh,as hendek që ta kalosh: ‘ ndalu trim,ndalu gjeni, pas Edi Ramës ,ka Sali’.
Që opozitarët e rinj ta krijojnë opozitën e re,që mos shndërrohen në matrioshka të Saliut, duhet të luftojnë opozitën e vjetër,me metoda të reja. Shqipëria nuk do të kthehet më në kohën e Salikracisë.