Karriera e Elseid Hysaj dukej në rënie të lirë, ku lënia jashtë nga skuadra për ndeshjet e Serie A dhe ato Evropiane krijuan përshtypjen se për anësorin kuqezi ky ishte fundi, por në mënyrë të papritur, trajneri Baroni vendos ta aktivizojë në Kupën e Italisë, madje nga minuta e parë kundër Napolit.
Hysaj jo vetëm që nuk stonoi por zhvilloi një super sfidë, një nga lojtarët më të mirë në fushë. Hysaj dha fillimisht assist në penalltinë e fituar nga Pedro në minutën e 21-të. Për fat të keq, Zaccagni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Hysaj ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë duke shoqëruar të gjithë aksionet në fazën sulmuese, si në minutën e 32-të ku Noslin realizoi golin e parë për Lazio-n. Festa nuk zgjati shumë pasi katër minuta më pas, Napoli barazoi shifrat në 1-1 me Simeonen.