Orges Shehi ishte mes 24 lojtarëve që ishin në Beograd më 14 tetor të vitit 2014-të kur të përgatitur për futboll, fatkeqësisht ju desh që nga roli I portierit të bëjë boksierin, për të mbrojtur shokët e ekipit dhe vetëmbrojtur përballë barbarëve që mësyn në fushën e blertë për të goditur dhe dhunuar shqiptarët.
Sot 10 vite më pas e sheh shortin e Botërorit 2026-të nga stadium i skuadrës kampione të Kosovës Ballkani si trajner i saj.
“Kam qenë në ambientet e stadiumit në Suharekë dhe ishim kurioz me të gjithë stafin dhe menaxherët e skuadrës për të parë shortin, tonin dhe të Kosovës dhe mbizotëroi shprehja …Prap Serbia…! Ne jemi një komb dhe ndjenjën emocionale që ata e përjetojnë e përjetojmë edhe ne. Është një ndeshje krenarie dhe shpresoj që skuadra jonë t’ja dali.”, tha Orges Shehi, trajner i Ballkanit.
Po sa shanse ka që një ndeshje Serbi-Shqipëri të zhvillohet e qetë, pa probleme të atij lloji?
“Kanë kaluar 10 vite dhe njerëzit duhet të emancipohen dhe të kuptojnë ku e kanë limitin e tyre. Ata duhet të kuptojnë që ne jemi një komb, që nuk kërkojmë eksese. Dhe nëse ata njerëz edhe pse kanë kaluar 10 vite nuk arrijnë të emancipohen dhe të kuptojnë ata se ku e kanë limitin e tyre atëherë do të jetë problem I madh për ata, por kam besimin që nuk do të ndodh më ajo që ndodhi atëherë.”, shtoi ai.
Shehi edhe pse në rolin e portierit të dytë në atë takim, ka qenë prezent për të kuptuar dëgjuar atë çka trajneri ka deklaruar përpara atij takimi.
“Këtu ka meritë edhe De Biasi që bëri një miksim të karikimit të lojtarëve duke përmendur pak edhe historinë pasi në përbërjen tonë veç lojtarëve nga Shqipëria kishte edhe lojtarë me prejardhje nga Kosova. Deri në atë pikë të lojës ne ishim mirë, më pas se si rrodhën ngjarjet dhe kur u futëm në dhomat e zhveshjes, nuk mund të flitej më për futboll.”, shtoi Shehi.
Po sot si mund të përgatiten këta djem që ju panë më tepër në skena dhune se sa ndeshjeje futbolli?
“Sot lojtarë duhet të përgatiten vetëm për atë çka duhet të japin në fushë dhe motivimi në këto situate për stafin dhe trajnerin është I lehtë sepse hyn në lojë historia pasi çdo lojtarë kërkon që të bëjë të gjithë trojet shqiptare krenar dhe ka një motivim ekstra.”, u përgjigj ai.
Pas eksperiencave në Shqipëri si trajner tek Tirana, Partizani, Skëndërbeu apo Kukësi, Shehi këtë fundjavë rejgistroi fitoren e parë në ndeshjen e dytë nën drejtimin e Ballkanit.
“Unë në Kosovë po bëj rreth 10 ditë, kam marrë drejtimin e skuadrës dy ditë përpara se të luanim ndeshjen e parë dhe dje ishte e dyta që arritëm ta fitonim një ndeshje të rëndësishme. Është një eksperiencë e re pasi nuk kisha ardhur shpesh në Kosovë dhe jam suprizuar për mirë për sa I përket angazhimit të njerëzve, kushteve sa i përket mirësjelljes mikpritjes dhe jam shumë i befasuar për mirë për çfarë gjeta”, përfundoi ai.