Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me prindër të shkollave të Bashkisë së Kamzës, u ndal edhe te rezultatet e nxënësve në vlerësimin ndërkombëtar TIMSS.

“Kemi pasur edhe një lajm shumë të mirë, të një testimi ndërkombëtar që bëhet me vendet për të vlerësuar aftësitë në matematikë dhe në shkencë të nxënësve, ku Shqipëria rritet shumë në klasifikimin e cilësisë së arsimit parauniversitar për matematikën dhe për shkencat. Kjo është një e dhënë shumë inkurajuese për ne, është një provë që gjërat që po bëjmë po sjellin përmirësim, është një provë që mësuesit i kemi më të motivuar dhe më të angazhuar dhe që nxënësit nuk janë për tu parë si kriminelë potencialë”, tha Kryeministri Rama.