Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar një komunikim me video, i pari komunikim që pas Festivalit të Këngës ku morën çmimin e parë.
Pas ftesës që ai i bëri përmes Top Channel, ata tashmë kanë folur duke u çmallur e kujtuar kohët e vjetra.
PJESË NGA BISEDA:
Parashqevia: Gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna dhe mbreti i muzikës shqiptare, babai yt Gaqo Çako.
Pirro Çako: Babai im nuk jeton më.
Parashqevia: Oooo, po ja tani të ka ty.
Pirro: Po ti si je njëherë?
Parashqevia: Shumë shumë mirë, ja me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit. Eltoni më tha: a do të flasësh? Patjetër i thashë unë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Qëkur bëmë një fotografi ku morëm Çmimin e parë nuk jemi takuar, i thashë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb paqeje. Tu bëfsha kurban, do të të them: kur erdha unë për herë të parë me babën tim nga Kavaja dhe bëra një takim…
Pas suksesit të arritur në atë vit, ai u shpreh për Top Channel me gazetaren Sara Hila se sërish ka tentuar ta kontaktojë këngëtaren, por pa sukses.
Tashmë që ajo është gjetur, Çako kërkoi publikisht një bashkëpunim me artisten, disa dekada më pas.
Pirro Çako: Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë.