Pak javë më parë një mesazh i ndarë nga aktori Arben Derhemi, u keqkuptua nga publiku pasi të gjithë kujtuan se bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të legjendës Mehdi Malkaj.
Por si është të marrësh pjesë në vdekjen tënde? Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua gjigantit të aktrimit shqiptar Mehdi Malkaj këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Duke qeshur Malkaj tregoi se kishte marrë me qindra telefonata dhe mesazhe, dhe se kishte nga ata që ishin alarmuar, por kur kuptonin të vërtetën nisnin të qeshnin dhe ata.
Pjesë nga biseda:
Malkaj: Unë vetë e kuptova vonë se për çfarë më ngushëllonin këta. E kisha për herë të dytë që vdes. Beni u tregua shumë xhentil, për ngjarjen që ndodhi, atij fëmijës së vogël ai futi këtë batutë: Keq të kesh fëmijë e keq mos kesh fëmijë, keq të kesh fëmijë se ja ta vrasin. Keq mos kesh fëmijë. Keq ti kesh këtu e keq jashtë, drama e madhe për prindërit shqiptarë. Gruaja më mori në telefon, rri rehat i thashë unë se jam gjallë. Vëllai në Itali, vëllai në Greqi, të gjithë në alarm. U shqetësuan shumë. Me të qara e kishin marrë ca. Rrini qetësohuni u thashë, se nuk më ka ardhur akoma.
Borakaj: I lexove ti komentet?
Malkaj: Jo, se ishin e njëjta gjë, të rroni vetë.
Borakaj: E dije që të donin shumë?
Malkaj: E kuptova që më donin. Edhe pse ishin tragjike numri i mesazhe ishte i madh,. Ata që më merrnin në telefon e kuptonin shpejt, më thoshin hë se na nxive jetën, na vdiqe.