Gjatë takimit me mësuesit dhe prindërit në shkollën “Halit Coka” në Kamës, kryeministri Edi Rama, foli për sigurinë në shkolla dhe për projektin e ri në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara.

Kreu i qeverisë tha se nxënësit dhe mësuesit do të jenë të mbrojtur dhe të monitoruar falë projektit të ri, ndërsa theksoi se çdo prind mund të shohë se si ka qëndruar fëmija i vetë në klasë.

“Jo vetëm që është hetuar por është me video. S’ka një autor tjetër, një pikë tjetër dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata kur vetvetiu njeriu vendet në krahun e viktimës. Në këto bashkëbisedime kam dëgjuar shqetësimet e prindërve. TikTok është audienca për ti mbajtur ata pas ekranit për të treguar histori. Është një pjesë që nuk kemi shanse ta rregullojmë, për sa kohë politika është kjo që është. Për sa kohë politika dhe kuvendi do jenë në ‘top list’ të burimeve të gjuhës së shpifjes, urrejtjes, helmit. Kjo është një bisedë që është e rëndësishme t’ju dëgjoj dhe ju. Ne po punojmë në një projekt që besoj se do na japë një dorë të madhe, që është një projekt i sigurisë së lartë të shkollave përmes kamerave inteligjente. Falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara, do kemi mundësi të kemi në dorë një pasqyrë të prindërve dhe mësuesve. Çdo prind që do dijë të shohë fëmijën e vetë si ka qëndruar në klasë, do ketë mundësi ta bëjë. Po kështu edhe mësuesit. Ata do jenë të monitoruar dhe të mbrojtur në të njëjtën kohë. Brenda dhjetorit mbyllim marrëveshjen e financimit. Do na japë një dorë në madhe edhe për monitorimin e provimeve. Jam shumë optimist për zhvillimet e mëtejshme.”, u shpreh Rama.