Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pranoi se skuadra e tij ishte me fat që fitoi 2-1 ndaj Barcelonës.

Argjentinasi ka thënë se Barcelona e meritonte plotësisht fitoren, por ky është futbolli dhe se është i lumtur që morën tre pikët.

“Ishte një ndeshje që Barça meritonte ta fitonte disa herë, por ky është futbolli. Jam i lumtur, nuk mund të gënjej. Ne vuajtëm. Barça luajti shumë mirë, ata sulmuan gjatë gjithë kohës”.

“Patëm një natë të mrekullueshme në mbrojtje. Lojtarët janë gati për të garuar. Gjëja më e fortë që kemi është grupi që është ajo që ne kemi nevojë”, deklaroi Simeone.

Fitorja e ndihmoi Atletico Madridin të kapërcejë Blaugranët për të kaluar në krye të tabelës së La Liga-s në vitin 2025.

Barça potencialisht mund të kalojë në vendin e tretë, nëse Real Madid mposht Sevillan në ndeshjen e tyre të fundit në ligë të vitit 2024.