Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar zhvillimet në Kosovë, ku ditën e sotme, është hedhur në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu u shpreh se sovraniteti dhe kufijtë e Kosovës garantohen nga NATO dhe Amerika dhe jo nga Vetëvendosja.

‘Nuk është Vetvendosja që garanton sovranitetin e Kosovës, por është NATO dhe SHBA. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet ta lidhin sovranitetin e tyre dhe fatin e tyre të mbrojtjes me faktor të tjerë, ne jemi anëtarë të NATO. Kosova nuk është, ajo është në sanksione nga BE dhe ka krisje me perëndimin, gjatë qeverisjes së Kurtit asnjë shtet tjetër se ka njohur Kosovën, për shkak të konflikteve ka një lloj flirtimi të Serbisë me perëndimin dhe anasjelltas’, tha ai.