Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me krerët e komuniteteve fetare.
Në takim ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Asti, kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Ergest Biti.
“Diskutuam për forcimin e infrastrukturës sociale, për një shoqëri më të mirë, më njerëzore, më të drejtë; se si toleranca fetare duhet të jetë edhe një model për sjelljen politike, kundër gjuhës së dhunës, denigrimit dhe urrejtjes, si të papranueshme në Parlament dhe në jetën tonë; bashkëpunimin në luftën kundër dhunës në shoqëri e në familje dhe se bashkëpunimi i Kuvendit me institucionet fetare të ketë më shumë në qendër njeriun dhe qytetarin”, u shpreh Spiropali ndërsa ndau momente nga takimi.
Gjatë takimit, Spiropali nënvizoi se, “me rastin e Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është e rëndësishme të diskutojmë, jo vetëm për lirinë e besimit, si një e drejtë e garantuar në Shqipëri, por edhe për rolin e komuniteteve fetare në garantimin e të drejtave të tjera themelore të qytetarëve, duke kontribuar për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më njerëzore, më të drejtë”.
“Mozaiku fetar është një ndër pasuritë më të çmuara të Shqipërisë. Mirëkuptimi dhe harmonia fetare janë një referencë e rëndësishme për Shqipërinë, e cila tashmë njihet botërisht si shtëpia e përbashkët e besimeve dhe komuniteteve fetare, dhe ofrohet si shembull e model edhe për vendet e tjera. Mirëkuptimi dhe toleranca fetare shërbejnë edhe si një faktor i kohezionit social të shoqërisë. Por duhet të shërbejnë edhe si një faktor i kohezionit politik dhe si një model prej të cilit politikanët e parlamentarët shqiptarë duhet të mësojnë. Gjuha e dhunës dhe urrejtjes është e papranueshme në shoqërinë tonë”, tha Spiropali.
“Bashkëpunimi i Kuvendit me institucionet dhe komunitetet fetare duhet të ketë në fokus forcimin e infrastrukturës sociale të shoqërisë, fuqizimin e familjes dhe shëndoshjen e marrëdhënieve familjare, ofrimin e shërbimeve sociale, njerëzore, arsimore, kulturore dhe edukative, në luftën kundër dhunës në shoqëri e në familje, mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në nevojë etj. Ky bashkëpunim duhet të ketë në qendër familjen, njeriun dhe qytetarin”, theksoi Spiropali. Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me krerët e komuniteteve fetare.
Në takim ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Asti, kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Ergest Biti.
“Diskutuam për forcimin e infrastrukturës sociale, për një shoqëri më të mirë, më njerëzore, më të drejtë; se si toleranca fetare duhet të jetë edhe një model për sjelljen politike, kundër gjuhës së dhunës, denigrimit dhe urrejtjes, si të papranueshme në Parlament dhe në jetën tonë; bashkëpunimin në luftën kundër dhunës në shoqëri e në familje dhe se bashkëpunimi i Kuvendit me institucionet fetare të ketë më shumë në qendër njeriun dhe qytetarin”, u shpreh Spiropali ndërsa ndau momente nga takimi.
Gjatë takimit, Spiropali nënvizoi se, “me rastin e Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është e rëndësishme të diskutojmë, jo vetëm për lirinë e besimit, si një e drejtë e garantuar në Shqipëri, por edhe për rolin e komuniteteve fetare në garantimin e të drejtave të tjera themelore të qytetarëve, duke kontribuar për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më njerëzore, më të drejtë”.
“Mozaiku fetar është një ndër pasuritë më të çmuara të Shqipërisë. Mirëkuptimi dhe harmonia fetare janë një referencë e rëndësishme për Shqipërinë, e cila tashmë njihet botërisht si shtëpia e përbashkët e besimeve dhe komuniteteve fetare, dhe ofrohet si shembull e model edhe për vendet e tjera. Mirëkuptimi dhe toleranca fetare shërbejnë edhe si një faktor i kohezionit social të shoqërisë. Por duhet të shërbejnë edhe si një faktor i kohezionit politik dhe si një model prej të cilit politikanët e parlamentarët shqiptarë duhet të mësojnë. Gjuha e dhunës dhe urrejtjes është e papranueshme në shoqërinë tonë”, tha Spiropali.
“Bashkëpunimi i Kuvendit me institucionet dhe komunitetet fetare duhet të ketë në fokus forcimin e infrastrukturës sociale të shoqërisë, fuqizimin e familjes dhe shëndoshjen e marrëdhënieve familjare, ofrimin e shërbimeve sociale, njerëzore, arsimore, kulturore dhe edukative, në luftën kundër dhunës në shoqëri e në familje, mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në nevojë etj. Ky bashkëpunim duhet të ketë në qendër familjen, njeriun dhe qytetarin”, theksoi Spiropali.