Derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit i vlefshëm për raundin e 15-të të Premier League është shtyrë për një datë të pacaktuar, kjo për shkak të stuhisë Darragh që ka përfshirë një pjesë të Britanisë së Madhe.
Për shkak të erërave të forta dhe shiut që vijon prej orësh, u pa e udhës që dueli të shtyhej edhe pse i programuar për këtë të shtunë në orën 13:30; pasi ‘Goddison Park’ nuk ishte në kushtet e duhura. Te Everton luan Armando Broja, i cili la pas dëmtimin dhe mori minuta me ekipin e parë gjatë mesjavës. Tanimë sulmuesi i Kombëtares do duhet të presë edhe disa ditë për të luajtur ndeshjen e radhës.
Ndërkohë këtë të shtunë në program janë katër ndeshje të tjera. Manchester United pret në shtëpi Nottingham, ndërsa Machester City luan në Londër kundër Crystal Palace.
Premier League, raundi 15-të:
E shtunë, 07 dhjetor 2024
13:30 Everton – Liverpool (shtyrë)
16:00 Aston Villa – Southampton
16:00 Brentford – Newcastle
16:00 Crystal Palace – Manchester City
18:30 Manchester United – Nottingham.