Gjatë sezonit të verës ekonomia shqiptare ka përfituar 1.9 miliardë euro vetëm nga turizmi. Fakt ky që është konfirmuar edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë të cilat vlerësojnë se të ardhurat dhe shpenzimet e kësaj kategorie u rritën respektivisht me rreth 15% .

Rritja e numrit të udhëtarëve përbën faktorin përcaktues për këtë ecuri. Në të njëjtën kohë, shpenzimi ditor për udhëtar është vlerësuar në rritje, ndërsa sa i takon ditëqendrimit ky i fundit është luhatur rreth të njëjtit nivel në vitin e kaluar.

Nëse bëjmë një vlerësim të ardhurave rezulton se në periudhën janar-shtator shërbimet e udhëtimit ose sektori i turizmit kanë sjellë 3.8 miliardë euro duke iu afruar nivelit të ardhurave të gjithë vitit të kaluar të cilat rezuktuan në 4.2 miliiardë euro.

Ndërkohë që të dhënat konfirmojnë se në 11 muaj Shqipërinë e kanë vizituar mbi 11 milionë turistë të huaj. Por edhe qytetarët shqiptarë kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit e kryesisht për arsye pushimesh.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë udhëtarët rezidentë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 879 milionë euro.Pritshmëritë janë që vitin e ardshëm numri ituristëve të jetë edhe më i lartë e si rezultat edhe i të ardhurave në ekonominë shqiptare./ABCNEWS