Ditën e djeshme në rubrikën ‘Trotuar’ në “E Diell”, Alba Pollozhani mori përsëri vëmendjen me deklaratat e saj, që ndezin debat në studio, ashtu siç ndodhi edhe këtë herë.
Alba: Më mirë të të tradhtojë një i pasur që të përkrah jetën apo të të tradhtojë një i varfër, i cili nuk të përkrahë jetën… të gjithë tradhtojnë, i varfri të tradhton te shkallët e apartamentit, i pasuri në jaht, unë po u them femrave më mirë t’i tradhtojë një i pasur që e përkrah.
Kjo ndezi debatin mes Kristi Aliajt dhe Alba Pollozhanit, ku Kristi shprehet se mendimet e Albës janë si të një eskorte. Nga kjo Alba, e cila u ndje e ofenduar debatoi keq me Kristin, ku ky më pas u largua nga studio.
Kristi: Ky mendim është i femrave që ky të më rrahë, le të më rrahë se është i pasur do rri prapë me këtë, kur më rreh një i varfër do e çoj te policia… nuk e prisja ta thoje këtë, ti the budallallëkun më të madh që është thënë ndonjëherë në media, ti thua mendimet që kanë femrat që punojnë në Onlyfans, eskorta.
Alba: Po më quan mua femër Onlyfans?
Kristi: Po ti ke mendime Onlyfans, pa paragjykuar ato femrat, ti ke mendime të tyre.
Alba: Je mashkull i paedukatë sa të më quash mua femër Onlyfans.
Kristi: Ti je fiks dhe ke më të këqijat e saj, ke sjelljen e rrjeteve sociale të saj, ti nuk ke zgjuarsinë e tyre të bësh lekë, ti ke mllefin që kanë në rrjete sociale.