Dy këngëtarët mjaft të njohur, Pirro Çako dhe Arilena Ara janë tërhequr nga gara e “Këngës Magjike” përpara natës finale.

Dyshja e cila ishin në duet së bashku, mësohet se janë tërhequr për shkak të një problemi shëndetësor të Pirros, i cili është ftohur dhe e ka të pamundur të këndojë.

Lajmin e shumë përfolur në mediat rozë e ka konfirmuar producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea. Ai tha se i vjen keq që Pirro nuk do jetë në festival, por për shkak të sëmundjes ëhstë dashur të marrë këtë vendim.

“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, tha ai në një prononcim për tvklan, duke qartësuar se arsyeja është tërësisht shëndetësore.