Momente gazmore në sallën e Kuvendit kur deputetë të majtë e të djathtë nuk kanë mbajtur dot të qeshurën.

Mes tensioneve dhe përplasjeve, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka tentuar të çdramatizojë situatën duke u ofruar kolegëve deputetë çokollata me rastin e ditëlindjes së Igli Hasanit.

Ftesa ishte për Nokën, Saimir Koreshin, Dash Sulën dhe Bledion Nallbatin teksa ky i fundit shpërthen edhe në të qeshura.