Teksa Open AI po punon për versionin e ri të inteligjencës artificiale, Chatgpt po krijon gjithnjë e më shumë varësi te përdoruesit duke marr zgjidhjet e kërkesave, pyetjeve në momentin që kanë nevojë pa u munduar vetë dhe duke rrezikuar formimin e të rinjve dembel.

Të dhënat e anketës së barometrit të Ballkanit 2024 e renditën Shqipërinë të fundit në raport me botën dixhitale, ku të pyetur për CHATGPT vetëm 4% pohuan se e përdorin krahasuar me kosovën që kishte 20%, apo Maqedoninë e Veriut me 13%. Mirëpo ekspertët tregojnë se shifrat nuk tregojnë të vërtetën, sepse shqiptarët fshehin marrëdhënien e krijuar me CHATGPT.

“Nuk e besoj qe jemi të fundit,por shumica e njerëzve qe përdorin ChatGPT-in, nuk e tregojnë qe e përdorin ChatGPT-in, se dallohet qe nga tekstet ose qe nga shumë gjëra që nuk i kanë bërë ata. Po të shohësh tani edhe postimet e bizneseve në social media janë më me shumë metafora, më me shumë shpjegime, janë më me shumë informacion se përdorin ChatGPT-in edhe pse nuk e tregojnë burimin”, Tomi Kallanxhi, IT.

Shqetësimi më i madh për ekspertët e teknologjisë është ndërhyrja e inteligjencës artificiale në sistemin arsimor, me diplomimin e të rinjve që kopjojnë në ChatGPT. Mirëpo në kushtet kur vrullin e kësaj teknologjie të re nuk e ndalin, propozojnë që në vend të shihet si armik të konsiderohet në bashkëpunëtor.

“Problemi është se në të ardhmen do të jenë të paaftë për tregun e punës. Duhet të kemi ndryshim të kurrikulave. Kemi universitetin e Pisa në Itali që e ka bashkëngjitur lëndët në inteligjencë artificiale. Pra është nevoja për një ndryshim të metodologjisë së mësimdhënies”, tha ai.

Inteligjenca artificiale ka depërtuar edhe në politikë. Por edhe në përshpejtimin e përhapjeve të informacioneve të rreme.

“Vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve në Amerikë, open AI zbuloi që mbi 2 milionë amerikanë e kishin pyetur CHATGPT se për këtë duhet të votonin. Por edhe kanë kërkuar prodhimin e mijëra deepfake, përmbajtjeve të pavërteta me video apo audio të kandidatëve që garonin. Ndaj këtu është nevoja për rregullim. Kjo është sfida e kohëve të sotme.”/TOP CHANNEL