Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është tejkaluar objektivi sa i përket rritjes së pagës mesatare në vend. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se objektivi i vendosur nga Qeveria për pagën mestare ishte 900 euro, i cili është tejkaluar në 968 euro.
“Kemi shkuar përtej objektivit, që pagat të arrinin në 900 euro. Jemi në 968 euro, tavani i 1 mijë eurove është një shtrirje krahu larg. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes domethënëse të ekonomisë dhe mundësive. Një gjë është të duash të rritësh pagat e pensionet e një gjë është t’i rrisësh. Aq më tepër të rriten duke mos vënë në rrezik balancat makroekonikë.
Gjetëm një vend të zhytur në borxhe e pluhur, ku vetëm larja e borxheve dhe rikapja e ritmit të financimit të rrugëve të lëna rrugëve që ishin propaganduar si të përfunduara port ishin kontrata të lidhura duke mos pasur paratë, na morën një kohë goxha të madhe. Jemi sot në kushte të tjera, ne nuk kishim një administratë të motivuar dhe që kishte mundësitë të shërbente me dinjitet.
Sot e kemi falë transformimit të kalimit të shërbimeve për të cilat deri mbahej radha në shi e diell, dhe paguhej bakshish për të marrë një certifikatë”, tha ai.