Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme.
Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës.
Personi që shihni në foto është shtetasi që po kërkohet të identifikohet nga policia si autor që hyri në bankën e nivelit të dytë rreth orës 22:04 të mbrëmjes së djeshme.
Siç shihet edhe në këto pamje personi nuk është i maskuar, në kokë mban një kapele ndërsa në dorën e majtë mban një telefon i cili është në pozicion për të filmuar në këtë rast “veten”.
Personi që ka tentuar të hyjë me forcë në bankën e nivelit të dytë në Korçë ka qenë live në TikTok.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
Loo