A ke menduar ndonjëherë se çfarë të bën vërtet të veçantë ? Mbase është diçka që të gjithë e vënë re, por ti vetë nuk i kushton rëndësi – një mënyrë e ndryshe se si mendon, vepron apo i jep jetë momenteve të zakonshme. Përmes këtij testi, do të zbulosh atë që të dallon nga të tjerët.
Fuqia jote mund të jetë një aftësi për të kuptuar njerëzit më mirë se ç’mund ta bëjnë ata vetë, një guxim që të shtyn të përballosh gjithçka pa frikë, një intelekt i mprehtë që analizon çdo situatë, ose kreativitet që shndërron çdo ditë të zakonshme në një histori për t’u mbajtur mend.
Jepi përgjigjet e tua më të sinqerta dhe mos harro: çdo “fuqi sekrete” ka një ndikim të madh te njerëzit që ke rreth e rrotull. Ndoshta edhe do të kuptosh pse miqtë e tu të duan aq shumë… ose pse ndonjëherë të vijnë me më shumë pyetje sesa mund t’u përgjigjesh! Zbulo magjinë që ke brenda vetes!