Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se një projekt unik është finalizuar në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Gonxhja shprehet në një postim në rrjetet sociale: “Vinili filloi të rrotullohej pa ndërprerje nën gjilpërën e vjetër të gramafonit dhe sakaq muzika e çetave partizane filloi… Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sjell këtë projekt unik: “Tingujt që Sollën Lirinë” një përmbledhje të muzikës ikonike të filmave shqiptarë mbi luftën nacional-çlirimtare, interpretuar me mjeshtëri nga Kori dhe Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, e regjistruar në vinil”.