Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale disa pamje nga procesi i punës për ndërtimin e një fushe tjetër sportive në një shkollë në Shkodër.

Ai shkruan në Facebook se ambienti nuk do të shërbejë vetëm për nxënësit e shkollës, por edhe për fëmijët që janë në atë lagje. Rama vuri në dukje se nuk do të ketë kufizime në orare, pasi ajo do të qëndrojë e hapur edhe jashtë orarit mësimor..