Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, prej muajsh janë kthyer në tre personazhet kryesorë të PD-së.
Herë në rrugë e herë në Kuvend, ata i sheh në ballë të PD-së. Jo se shquhen për ndonjë gjë të zgjuar që thonë, rëndësi ka që të bëjnë zhurmë.
Noka dhe Nallbati madje, shkëmbejnë edhe grushta herë pas here me policët e gardistët, ndryshe nga Gazi, që në raste përplasjesh fizike, rri e vështron nga larg.
Edhe këtë të enjte, u shfaqën si zakonisht agresivë dhe të gatshëm për t’iu vërsulur kujtdo nga PS, që guxonte të fliste në Kuvend.
Për ta nuk ka rëndësi çfarë thua, thjesht kanë për detyrë që të përplasen me kundërshtarët!