Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka reaguar për aksidentin e rëndë ku u përfshi disa ditë më parë, në fshatin Melan të Dibrës me motomjet.
Përmes një postimi në Instagram Story, Ledjona shprehet falënderuese ndaj Zotit që shpëtoi nga aksidenti, ndërsa thotë se do të rikthehet sërish ashtu sikur se ka qenë më parë me buzëqeshje dhe plot ngjyra.
“Unë do rikthehem gjithmonë kështu -Faleminderit ZOT -Faleminderit për qindra mesazhe nga ju Lutem të ringrihem shumë shpejt 1MIn herë faleminderit që keni qënë pranë në ditët e mia më të vështira Ju dua me zemër”, ka shkruar Ledjona në Instagram.