– UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë dhe ndalim të shitjes së biletave për tifozët e saj për dy ndeshjet e ardhshme jashtë, pas sjelljes raciste, e cila synonte simbolet kombëtare të Shqipërisë.

Në ditën kur shorti i kualifikimeve për Europianin për Botërorin 2026 vendosi Serbinë dhe Shqipërinë në të njëjtin grup kualifikues, UEFA shpalli dënimin për serbët, pasi tifozët e tyre tentuan të digjnin flamurin shqiptar në një ndeshje në Zvicër.

Ngjarja ka ndodhur në një ndeshje të Nations League, ku tifozët serbë kanë djegur flamurin shqiptar, ndërkohë që lojtarët zviceranë, përkatësisht kapiteni Granit Xhaka, kanë lidhje familjare me Shqipërinë dhe Kosovën.

Kështu Serbisë i ndalohet të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme jashtë dhe gjithashtu do të ketë pjesë të stadiumit të mbyllura për dy ndeshje në shtëpi, në sanksione që do të zbatohen pjesërisht në mars, kur ata do të përballen me Austrinë në ‘play-off’-in e Nations League.

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, kualifikuese për Kupën e Botës 2026, pjesë e grupit K dhe ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Letonia dhe Andorra, do të jetë e para mes dy vendeve që nga incidenti në kualifikimet për Euro 2016.

Ndeshja, e cila u zhvillua në tetor 2014, në Beograd, u pezullua kur një dron fluturoi mbi fushë me një flamur të Shqipërisë së madhe, në një koncept nacionalist që përfshin Kosovën, të cilën Serbia nuk e njeh si të pavarur.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të konfirmojë të hënën, Serbinë dhe Shqipërinë si bashkëorganizatorë të Kampionatit Evropian të Futbollit U-21 për vitin 2027.