Viti 2024 për qarkun e Tiranës shënoi një numër më të ulët të aksidenteve rrugore.
Statistikat e Policisë Rrugore tregojnë se në kryeqytet kanë ndodhur në total 368 aksidente, me 27 viktima dhe 406 të plagosur, nga të cilët 49 më rëndë.

Specialisti i Policisë Rrugore Ardi Selaj thotë për A2 CNN se këtë vit, ka pasur më pak viktima në aksidente, krahasur me vitin e kaluar. Ndërsa evidenton edhe zonat të cilësuara si pika të zeza të aksidenteve.
Gjatë këtij viti, vetëm në Tiranë Policia Rrugore ka arrestuar 434 shoferë që kanë kryer shkelje të rënda gjatë drejtimit të mjetit.

Ndërsa 575 të tjerë janë referuar në prokurori dhe janë hetuar në gjendje të lirë. Specialisti Selaj tregon shkeljet më të shpeshta që kryen një drejtues mjeti.
Sipas të dhënave, numri më i lartë i aksidenteve kanë ndodhur kryesisht gjatë orëve të pasdites, shkruan A2 CNN.