Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se maxhoranca do t’i anulojë me ligj gjobat e paekzekutura, duke theksuar se kanë numrin e nevojshëm të votave.

Gjatë tensioneve në Kuvend, Manja iu drejtua opozitës duke u shprehur se “kur të vini ju, anulojini ju”, referuar gjobave.
Ai theksoi se Kuvendi brenda këtij sesioni parlamentar ,me ligj do të anulojë gjobat.
“Pyetja është e thjesht a jeni dakord që ky Parlament me ligj të anulojë gjobat e paekzekutuara ndër vite?

Ne si maxhorancë kemi numrat dhe do ti anulojmë këto gjoba. Pa diskutim.
Janë gjoba të paekzekutura ndër vite, sepse janë në pamundësi për ti ekzekutuar këto gjoba.

Ky Parlament është në të drejtën e vet për ti anuluar dhe do ta bëjmë këtë.
Kemi numrat dhe mandatin për ta bërë këtë gjë. Kur të vini ju, anulojini ju.
Ky Parlament brenda këtij sesioni parlamentar, me ligj do të anulojë gjobat”, tha ministri Manja.