E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Ambasada e SHBA, ky takim riafirmon angazhimin e SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
VanHorn dhe Bani diskutuan rolin thelbësor të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik. Gjithashtu u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të ruajtur të drejtën, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore.