Pasi Leo i kërkoi Lelës ta ndërpresin marrëdhënien dhe ta vazhdojnë jashtë shtëpisë, Lela u duk se i dha fund përgjithmonë. Mirëpo, çifti i BBVK kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë pajtuar. Ata kanë biseduar për të gjitha ato që kanë ndodhur dhe i kanë sqaruar keqkuptimet me njëri-tjetrin.

Lela dhe Leo kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime duke lënë mosmarrëveshjet pas krahëve.

Rikujtojmë se marrëdhënia e tyre u kris pas një sfide nga ‘Vëllai i Madh’, ku Lelës i duhej të qëndronte në një bluzë me Drilonin dhe të flinte në një krevat me të. Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Leo, i cili kërkoi ta linin pezull lidhjen derisa të dilnin jashtë.

Fatmirësisht, duket se gjithçka është sqaruar mes dyshes.