Monica Bellucci ka tërhequr sërish vëmendjen e miliona njerëzve, pasi një video nga një nga rolet e saj të para ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Klipi, i marrë nga filmi “La Riffa” i vitit 1991, tregon Bellucci-n me të brendshme të zeza në një skenë të thjeshtë, por që ka mjaftuar për të ndezur reagimet online. Videoja është bërë virale, duke marrë mijëra komente dhe shpërndarje, ndërsa ndjekësit e kanë quajtur atë “perëndeshë” dhe kanë vlerësuar bukurinë e saj natyrore.
Filmi, me regji të Francesco Laudadio-s, rrëfen historinë e Francesca-s, një grua e re që, pas humbjes së bashkëshortit, detyrohet të përballet me borxhe të shumta. Për të mbijetuar, ajo organizon një llotari ku fituesi do të kalojë katër vite me të.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjet janë dëshmi e hijeshisë së pazakontë të Bellucci-t dhe kanë rikujtuar fansat për rolin e saj të hershëm, i cili mbetet një moment i paharrueshëm në karrierën e saj.