Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi është dëmtuar në Itali. Skuadra e tij, Cesena luan në shtëpi kundër Cosenzas për raundin e 17-të në Serie B, me Shpendin që nuk mundi ta mbyllte pjesën e parë.
Në minutën e 27-të, një stopim topi në gjysmën e fushës së Cesenas bëri që pas ndërhyrjes sulmuesi gjatë rrëzimit të vendoste këmbën e majtë keq dhe si pasojë të ndjente dhimbje.
Kjo ka sjellë lot për të, ndërsa te Cesena janë të alarmuar për gjendjen e sulmuesit më të mirë që kanë në ekip. Në daljen nga fusha tifozët në “Dino Manuzzi” nuk i kursyen duartrokitjet. Në 18 ndeshjet e këtij sezoni, Shpendi ka shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet dhe është shënuesi më i mirë në Serie B me dhjetë gola. Ai është në “lupën” e klubeve më të mira në Itali.