Stresi nuk heq dorë nga bëmat. Reperi nga Tropoja, pasi u gjobit për rrahjen e një shqiptari në Kosovë, ka kryer këtë radhë një kundravajtje rrugore.

Ai shihet teksa nget makinën luksoze në kahun e kundërt të trafikut, teksa shmang dhjetra mjete të tjera që janë bllokuar në trafik.

Duke u futur kundravajtje, ai i bën shenjë me drita shoferëve që i vijnë përballë që t’i hapin rrugën.

“Me mua nuk ekziston trafiku”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.