Në fjalën e tij para Bashkisë, Belind Këlliçi u bëri thirrje punonjësve të Policisë që nuk do të konfrontohen me ta, por theksoi se kjo protestë është edhe për ta.

“Në zbatim të ligjit kemi dorëzuar shkresën dy ditë më parë për mbajtjen e protestës dhe kemi zbatuar ligjin gërmë për gërmë tentativa për të patur gjakderdhje e konflikt dështoi në mënyrë spektakolare ne do të vijojmë të qëndrojmë këtu për 3 orë. I bëjmë thirrje forcave të policisë askush prej protestuesve nuk ka ardhur për t’u konfrontuar as me ju e as me qytetarët. Që rroga juaj të jetë 1200 euro dhe jo sa kapelet e Plarent Ndrecës. Kjo protestë bëhet edhe për ju që të jetoni me dinjitet në Shqipëri dhe mos t’i shërbeni narkoshtetit të drejtuar nga Rama. Rama ik? “